Sërish ndryshime në kalendarin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ja kur do të luhen ndeshjet e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2022 | 12:58

Sërish ndryshime në kalendarin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, ja kur do të luhen ndeshjet e radhës

Në kalendarin e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të ketë sërish ndryshime.

KATEGORIA E PARE KATEGORIA E DYTE

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë do të pësojë ndryshime. Kështu, takimet e fundit e planifikuara për t’u luajtur më 28 dhjetor nuk do të zhvillohen dhe kampionati do të ulë siparin për këtë vit më 20 dhe 21 dhjetor, kur do të luhen ndeshjet e fundit për vitin 2022, që përkojnë edhe me javën e 12-të të kampionatit.

Më pas, kampionati do të ketë një pauzë të shkurtër për të rifilluar sërish më 28 janar 2023.

kat 1

Ndryshime ka pësuar edhe kalendari i kampionatit të Kategorisë së Dytë, që do të rikthehet në fushë e të luajë javën e tetë dhe të fundit për vitin 2022 më 21 dhjetor. Më pas, sipas kalendarit tashmë të ndryshuar, skuadrat e Kategorisë së Dytë do të kenë një pauzë, teksa do të rikthehen të luajnë javën e nëntë më 28 dhe 29 janar të vitit 2023.

kat 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"