Sërish çmenduri në merkato, Reali i Madridit bën gati 200 milionë euro për pasuesin e Benzema

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 11:06

Sërish çmenduri në merkato, Reali i Madridit bën gati 200 milionë euro për pasuesin e Benzema

Reali i Madridit është gati të shpenzojë shifra marramëndëse për sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn.

Kejn - Ali festa

Sipas informacioneve të fundit, kampionët e Spanjës kanë vendsur të shpenzojnë  200 milionë euro, në mënyrë që të firmosin me futbollistin anglez.

Kejn ështe shpallur golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në 2 sezonet e fundit dhe 24-vjeçari ka shënuar 6 gola në 7 ndeshjet e fundit në Angli.

Sipas gazetës “Don Balon”, Reali është gati të thyejë rekordin e tyre të transferimeve, në mënyrë që të firmosë me Kejn i cili është në vitet e tij më të mirë të karrierës.

Kejn shihet si zëvëndësuesi i Benzema në të ardhmen, edhe pse francezi sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Realin. Kejn ka edhe 5 vite kontratë me Totenhem Hotspurin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"