Serie A rihap stadiumet, zbulohet plani për rikthimin e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 20:33

Serie A rihap stadiumet, zbulohet plani për rikthimin e tifozëve

Në një nga vendet më të prekura nga pandemia e Koronavirusit, po mendojnë të rikthejnë eventet masive në ndeshjet e futbollit. Italia është një nga shtetet që numëronte deri pak javë më parë qindra viktima në ditë nga “COVID”-i, por përgjigjet optimiste nga zhvillimi i Serisë A dhe kurba në rënie e të infektuarve sollën ndryshime në politika.sansiro-stadium-1024x683

Klubet elitare të futbollit italian, të mbledhur në asamble, kërkuan hapjen sa më shpejt të stadiumeve për publikun. Sigurisht, kjo do të bëhet me një kapacitet të reduktuar dhe numri do të variojë nga impianti në impiant, por ideja që mbizotëron është ajo e një tifozi për çdo tri ulëse.

Kjo nismë synon minimizimin e dëmit ekonomik për klubet të cilave u është dashur të rimbursojnë tifozët pas mbylljes se impianteve për shkak të pandemisë. Edhe për sezonin e ri priten risi me stadiumet që do të hapen me kapacitet 40 përqind.

Në këto kushte “San Siro” do të mirëpresë 34 mijë mbështetës të Interit ose Milanit, “Allianz” i Juves 17 mijë dhe “Olimpico” i Romës 30 mijë për çdo sfidë të Lacios ose Romës. Ende i panjohur protokolli nëse këto shifra do të përfshijnë edhe tifozët e ekipeve mike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"