Seria A vatër e “nxehtë” e Koronavirusit, skuadra italiane raporton një lojtar pozitiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 17:01

Seria A vatër e “nxehtë” e Koronavirusit, skuadra italiane raporton një lojtar pozitiv

Lajm i keq për skuadrën e Veronës përpara sfidës ndaj Juventusit, e cila është e programuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 20:45.

verona

Në lojtar i skuadrës veroneze është infektuar me koronavirus, duke humbur kështu sfidën e rëndësishme ndaj klubit bardhezi.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Veronës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku ka deklaruar se pas pozitivitetit të një komponenti të grupit të skuadrës më pas të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativ.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË VERONËS –

“Klubi i Veronës komunikon se pas kryerjes së testit me tampon, është evidentuar një komponent i grupit të skuadrës pozitiv me COVID-19. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës do të ndjekë rregullat e protokollit antiCOVID duke qenë negativ.”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"