“Seria A përparësi”, Barezi: Konte na njeh, por s’na tremb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2022 | 19:37

“Seria A përparësi”, Barezi: Konte na njeh, por s’na tremb

Zëvendës presidenti dhe ish-kapiteni legjendar Franco Baresi foli drejtpërdrejt nga Nioni i Zvicrës për një koment mbi shortin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve që pa Milanin të çiftohej me Totenhemin.

Barezi

Kishte kundërshtarë më të rrezikshëm?

Kishte disa skuadra më të fortë, të paktën në teori. Por nuk duhet të nënvlerësojmë Totenhemin sepse ka një trajner si Konte që e njeh futbollin tonë. Milani mund të luajë dy ndeshje të shkëlqyera. Jemi gati të përballemi dhe ekipi është entuziast pasi jemi rritur shumë. Duhet të jemi ambiciozë, por me respekt për kundërshtarin.

A ishte Milani mina me sahat e shortit?

Mendoj se të tjerët ishin të vëmendshëm ndaj nesh. Por ne duhet të mendojmë për veten tonë dhe të mendojmë për të përmirësuar veten. Champions-i është në ADN-në e Milanit”.

Ju kujtohen ndeshjet me Totenhemin në sezonin 2010-11?

Po, por kanë kaluar shumë vite. Situata të tjera, tjetër Milan dhe tjetër Totenhem. Trajneri i tyre na njeh ne dhe e njeh kampionatin tonë. E dimë që janë një ekip fizik, jo i lehtë për t’u sfiduar, por duhet të jemi në gjendje t’i përballim dhe të mendojmë pozitivisht.

Ndërkohë, aktualiteti imponon vëmendje dhe kujdes…

Patjetër. Jemi ndjekësit më të afërt të Napolit që po bën gjëra të jashtëzakonshme. Kemi edhe dy ndeshje deri në mbyllje të kësaj pjese të parë të sezonit e do të mundohemi të dalim me pikë të plota. Më pas do të shohim se çfarë ka bërë konkurrenca.

Përse De Ketelare po vuan kaq shumë ambientimin me lojën e ekipit?

Milani më mahnit për mënyrën se si luan, sa shumë krijon dhe arrin të përfshijë dhe emocionojë njerëzit. Kemi të rinj që duhet të rriten dhe duhet të kemi durim. De Ketelare ka talent të jashtëzakonshëm dhe shumë shpejt do të jetë në gjendje të shprehet në mënyrën më të mirë.

Si ish-mbrojtës, a mund të bëni një koment për dyshen Tomori-Kalulu?

Na kanë habitur që të dy. Mbrojtja ishte shumë e rëndësishme në fitoren e titullit të sezonit të kaluar. Kalulu e Tomori treguan personalitet duke u përballur një kundër një me çdo kundërshtar. Janë një dyshe fantastike me Kalulunë që më ka çuditur me cilësinë e lojës në qendër pavarësisht se erdhi te Milani si mbrojtës krahu.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"