Seria A “parajsë” për shqiptarët, një tjetër lojtar nënshkruan për klubin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2018 | 19:17

Seria A “parajsë” për shqiptarët, një tjetër lojtar nënshkruan për klubin italian

Shtohet numri i shqiptarëve në Seria A, aty ku duhet se është kampionati i preferuar ku lojtarët më origjinë nga Shqipëria të “shpalosin” vlerat e tyre.

Bozhanaj

Kleis Bozhanaj, është vetëm 17 vjeç dhe duket se ka bindur drejtuesat e ekipit të Empolit për t’i ofruar një vend në ekipin e parë dhe një kontratë prej profesionisti lojtarit shqiptar. Ai ka bërë mjaftë mirë me moshat dhe tashmë ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij si futbollist.

Kleis+Bozhanaj+Empoli+U19+v+Sassuolo+U19+Serie+6Iavx4FXhGNl

Dy ditë më parë babi i tij ka hedhur firmën në kontratën që e lidh lojtarin me skuadrën e Seria A. Kujtojmë se Bozhanaj ka luajtur edhe me skuadrën e U-17 për kombëtaren e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"