“Seria A nuk është përmirësuar shumë pas ardhjes së Ronaldos”, presidenti i La Liga thumbon rivalët: Edhe Nejmari është në Francë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 21:42

“Seria A nuk është përmirësuar shumë pas ardhjes së Ronaldos”, presidenti i La Liga thumbon rivalët: Edhe Nejmari është në Francë, por…

Presidenti i kampionatit spanjoll La Liga Havier Tebas beson se kampionati spanjoll mbetet ende i fuqishëm pavarësisht largimit të Kristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi para dy vitesh.
tebas
Në një intervistë për median iberike “Marca”, zyrtari i lartë i futbollit spanjoll u shpreh se pavarësisht aktivizimit të 35-vjeçarit në Itali, Seria A ende nuk është rritur në nivelin e duhur. Ai tregoi se klubet spanjolle do të dinë të jenë gjithmonë superiore.

“Nuk dua që Mesi dhe Ramos të largohen nga La Liga. Por, nëse ndodh kjo gjë, ne duhet të japim akoma më shumë në mënyrë që të mos vuajmë mungesën e tyre. Kristiano Ronaldo është larguar dhe këtë ma kujtojnë shpesh në ‘Tëitter’.

Unë ju siguroj se asgjë nuk ka ndryshuar për ne. T’ju them të vërtetën, Seria A nuk e ka vënë re ardhjen e tij, nuk është përmirësuar shumë. Nejmari ka shkuar te Liga 1 në Francë, por ajo akoma mbetet Liga 1. Ekipet spanjolle me logon e La Liga janë mbi çdo futbollit, edhe nëse ata janë shumë të fortë”, deklaroi presidenti i La Liga Havier Tebas.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"