Seria A me risi të madhe, do të bëhet kampionati i parë në Europë me përfshirjen e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:05

Seria A me risi të madhe, do të bëhet kampionati i parë në Europë me përfshirjen e…

Sponsorë të rinj po vijnë për Serinë A.

var

Sipas asaj që u raportua nga “CalcioeFinanza.it”, së shpejti do të bëhen marrëveshje të reja me partnerë teknologjikë që do të shoqërohen për “VAR”-in dhe “Goal-Line Technology”.

Sipas “SportBusiness”, çdo marrëveshje e tillë do ta bënte Serinë A, ligën e parë të madhe europiane të futbollit që ofron sponsorizim të “VAR”-it dhe “Goal-Line Technology”.

goal line technology 1

Do të ketë tetë vende për sponsorët, duke përfshirë “të drejtat e autorit” për tri garat kryesore të menaxhuara nga Liga e Serisë A: Seria A, Superkupa e Italisë dhe Kupa e Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"