Seria A: Juventusi dhe Napoli, poker golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2013 | 22:50

Seria A: Juventusi dhe Napoli, poker golash

VidalJuventusi nuk fal. Lacio nuk arrin dot t’u bëjë ballë bardhezinjve si sezonin e kaluar, kur u mori dy barazime në kampionat. Kryeqytetasit janë mposhtur sërish, si në finale e Superkupës para disa ditësh, me rezultatin e thellë 4-1. Kësaj here ndeshja është luajtur në Torino, ku skuadra e Kontes ka qenë zot në fushën e lojës. Dy gola të shënuar nga Vidal dhe nga një me autorë Vucinic e Tevez kanë eklipsuar tërësisht golin e Kloses për miqtë. Lacio ka mundur ta ekuilibrojë lojën në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën dalja me karton të kuq e Hernanes ua ka lehjtësuar mjaft punën torinezëve. “Zonja” ka arritur të shënojë katër herë në portën e Marketit dhe të marrë kësisoji një fitore të pastër, duke dëshmuar se mbetet favoritja kryesore për titullin në Seria A. Kujtojmë se kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana, luajti titullar me bardhekaltrit dhe qëndroi në fushë tërë lojën. Ai u aktiviuzua në rolin e qendërmbrojtësit.
Më herët, një tjetër pretendent, Napoli, ka triumfuar me rezultatin 4-2 në transfertën me Kievon Veronen. Hamsik dy herë, por edhe Kalejon dhe Higuain, i kanë siguruar suksesin skuadrës së Benitezit, që vijon të paraqitet mjaft kompetitive në lojë dhe rezultat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"