SERIA A/ Jo vetëm Milani dhe Interi në fushë, shihni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të së shtunës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 22:57


SERIA A/ Jo vetëm Milani dhe Interi në fushë, shihni rezultatet dhe renditjen pas ndeshjeve të së shtunës

Seria A ka nisur sot me 4 sfidat e para të saj, duke dhuruar menjëherë rezultate shumë interesantë. Në fushë kanë qenë Milani dhe Interi, por edhe skuadra që priteshin me shumë kërshëri si Atalanta që nuk ka bërë lëvizje në merkato, apo edhe Monza e Berluskonit.

SERIA A 2

Milani ka mundur 4-2 Udinezen me një pjesë të dytë të shkëlqyer, ndërsa Interi ka vuajtur për të marrë tri pikët përballë Leçes, në sfidën e zgjidhur nga një gol në minutat shtesë nga Dumfris.

Atalanta ka bërë detyrën përballë Sampdorias, duke fituar në transfertë 2-0, edhe pse me një kontingjent të reduktuar në cilësi. Gjimshiti ishte si zakonisht titullar në këtë sfidë, ndërsa Etrit Berisha ka parë nga stoli se si Torino i tij mundi me shifrat 2-1 Monzën në debutimin e këtyre të fundit në Serinë A.

REZULTATET
Milan-Udineze 4-2
11′ (p) Hernandez, 15′, 68′ Rebiç, 46′ B. Diaz / 2′ Bekao, 45’+3′ Masina

Sampdoria-Atalanta 0-2
26’ Toloi, 90’+3’ Lukman

Leçe-Inter 1-2
48’ Cisaj / 2’ Lukaku, 90’+5’ Dumfris

Monza-Torino 1-2
90’+4’ D. Mota / 43’ Mirançuk, 66’ Sanabria

dfsdfdsfdsf

PANORAMASPORT.AL