Seria A jep verdiktet. Milani dhe Atalanta në Europë, ja cila skuadër bie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 20:06

Seria A jep verdiktet. Milani dhe Atalanta në Europë, ja cila skuadër bie nga kategoria

U luajtën sot 7 takimet e vlefshme për javën e fundit të Serisë A. Kur kanë ngelur edhe 2 sfida për tu zhvilluar, ajo mes Lacios dhe Interit si dhe Sasuolo-Roma, kampionati Italian ka dhënë verdiktet. Juventusi skuadra kampione, u përcaktua disa javë më parë, ndërsa e gjithë “lufta”  bëhej për Europën dhe rënien nga kategoria.

seria a

Do të jetë Krotone skaudra që do të shoqërojë Veronën dhe Beneventon në Serinë B. Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, u mposht nga Napoli me rezultatin 2-0, duke zbritur një kategori më poshtë. Për sa i përket zonës së Ligës së Europës Milani dhe Atalanta janë 2 skuadrat që do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm. Atalanta e Berishës do ta nisë nga turi i tretë i Ligës së Europës, ndërsa kuqezinjtë në grupe.

Milan

Për sa i përket zonës Champions, Roma, Napoli dhe Juventusi kanë siguruar pjesmarrjen për vitin e ardhshëm, ndërsa skuadra e 4-t që do të shkojë në Champios do të përcaktohet nga sfida Lacio-Inter.

Rezultatet

Në rast se zikaltërit nuk fitojnë në këtë përballje, humbasin pjesëmarrjen në Champions dhe vitin tjetër luajnë në Ligën e Europës.

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"