Serbi Jovanoviç e quajti nacionalist dhe të paaftë, Gega: Nuk pranoj leksione dashurie nga askush…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 23:24

Serbi Jovanoviç e quajti nacionalist dhe të paaftë, Gega: Nuk pranoj leksione dashurie nga askush…

Prononcimi i ish-zvendestrajnerit të Partizanit,  Marko Jovanoviç shkaktoi “tërmet” ditën e djeshme. Serbi akuzoi hapur trajnerin Skënder Gega. Sipas Jovanoviç Gega ishte i paaftë dhe nacionalist kundër serbëve.

Gega

Në një prononcim për “RTSH Sport”, trajneri i Partizanit i është përgjigjur ftohtë interesit në lidhje me deklaratën e ish-ndihmësit serb. 54-vjeçari, tregoi se nuk pranon leksione dashuria nga askush, aq më shumë nga të huajt. Gega i mohoi persekutimet nacionaliste dhe tregoi për më tepër do të flas në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kamzën, ditën e premte.

“Unë mund të them vetëm një gjë, te Partizani kam që në moshën 18 vjeç dhe për mua nuk është thjesht një klub, por familje. Kështu që nuk mund të pranoj leksione dashurie nga askush, aq më shumë nga të huajt. Mund të them vetëm që persekutimet nacionaliste nuk përpara gjejnë terren në Shqipëri, kjo për çdo të huaj, duke përfshirë aq më shumë serbët.

gega

Kam dëshirë t’iu bëj me dije vetëm se gjendja e skuadrës është e shëndetshme, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, dhe t’iu garantoj që shumë shpejt do të shihni Partizanin e vërtetë’. Kaq ishte komunikimi dhe më pas ra linja”, ishin fjalët e trajnerit për RTSH Sport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"