Serbi i Besëlidhjes: Skënderbeu të zbresë nga Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2020 | 23:00

Serbi i Besëlidhjes: Skënderbeu të zbresë nga Kategoria Superiore

Besëlidhja grumbullohet sot, në orën 17:00, për të nisur përgatitjet e sezonit 2020- 2021. Humbja e gjyqit nga Skënderbeu i ndezi shpresat e elitës për Besëlidhjen dhe kjo solli edhe vonesën e përgatitjeve dhe ndërtimit të skuadrës së re, sepse tjetër nivel ka Kategoria e Parë dhe tjetër Superiorja. Por kalendari i Superiores tashmë është zyrtarizuar dhe në të bën pjesë edhe ekipi korçar. 
milan-gjorgjevic
GJORGJEVIÇ – Milan Gjorgjeviç, një nga serbët e skuadrës lezhjane, për “Panorama Sport” ka shpërthyer në lidhje me qëndrimin e Skënderbeut në elitë. Sipas tij, ky ekip duhet të zbritet në Superiorja, pasi kështu ndodh kudo në botë në të tilla raste. “U gëzova shumë kur mora vesh se Besëlidhja mund të ngjitej në Superiore, pasi dënimi i Skënderbeut mbeti në fuqi. Na takon të luajmë në Superiore. Skënderbeu është i dënuar nga UEFA për 10 vjet dhe me mbetjen në fuqi të dënimit me formë të prerë, kjo skuadër duhet të zbresë nga kategoria, kështu është rregulli ndërkombëtar. Jemi 2 javë para startit të kampionatit të Superiores dhe Skënderbeu është po aty, madje edhe në kalendarin e ri. Mbeta i çuditur, kjo vetëm në Shqipëri ndodh.
Dita Skenderbeu
Çështja e dënimit të Skënderbeut po mban peng edhe Besëlidhjen, që në pritje të një vendimi pozitiv, ka vonuar edhe grumbullimin. Po vij në Lezhë së bashku me 2 bashkëkombësit e mi, portierin Vukashinoviç dhe mesfushorin Çokiç. Do të qëndroj në Lezhë për të luajtur me Besëlidhjen, nëse ajo do të luajë në Superiore, në të kundërt do ta rishikoj vendimin tim, pasi nuk kam më nerva për Kategorinë e Parë. Besëlidhjes me rregullore i takon ta nisë sezonin në Superiore”, deklaroi 34-vjeçari serb, Milan Gjorgjeviç.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"