Serbët e Partizanit vijnë “të blinduar”. Bukën, ujin dhe rojet me vete nga Beogradi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 20:15

Serbët e Partizanit vijnë “të blinduar”. Bukën, ujin dhe rojet me vete nga Beogradi

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit pritet të jetë një përballje e nxehtë, dhe për të marrë të gjitha masat, nga Serbia ekipi kundërshtar do të vijë me valixhet plot.

partizan beograd

Klubi bardhezi deklaroi se do të marrë 4 roje me vete, ndërsa edhe ushqimet dhe kuzhinieri do udhëtojë bashkë me ekipin. “Jemi në kontakt me autoritetet në Tiranë, që kanë rritur nivelin e sigurisë. Presim eskortën e policisë gjatë gjithë kohës dhe kemi besim tek Policia Shqiptare. Edhe hotelin kemi zgjedhur të njëjtin ku qëndroi edhe kombëtarja serbe. Ne shkojmë për sport, dhe nuk do të merremi me provokimet që mund të rezervojnë për ne atje” – deklaroi menaxheri i Partizanit të Beogradit, Milosh Vazur.

Ndërkohë, UEFA ka dërguar dy oficerë sigurie për këtë ndeshje, ndërsa në asnjë nga takimet, në Shqipëri dhe Serbi, nuk do të ketë tifozë udhëtues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"