Sër Aleks Ferguson bën “sherr” me komshiun, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 27, 2020 | 0:11

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Premier Liga

Sër Aleks Ferguson bën “sherr” me komshiun, ja arsyeja

Sër Aleks Ferguson, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajtid ka një konflikt me fqinjin e tij për planin e një ndërtimi të ri në zonën ku ai jeton.

Ferguson

“The Sun” ka zbuluar se 78-vjeçari, i cili këmbënguli për shmangien e një rezidence banimi 3 katëshe vitin e shkuar, arriti ta anulojë atë në tentativën e parë, por tashmë plani është rikthyer sërish. Sër Aleks kishte bërë një kërkesë për t’u ndryshuar plani i vilës, i cili do t’i zinte dritën shtëpisë së tij.

Skocezi, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2013, jeton në Cheshire, në zonën e famshme rezidenciale të Mançesterit. Ai është gjithashtu i shqetësuar se ndërtimi do të prekë privatësinë e vilës së tij, ndërsa do të prekë edhe zonën përreth duke prerë shumë pemë. Në letrën e tij, ai i rendit të gjitha shqetësimet e tij autoriteteve lokale, të cilat pritet të vendosin muajin e ardhshëm.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com