Sensi problem në kofshë, Godin me shqetësim në gju. Situatë alarmante te Interi pas disfatës ndaj Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 9:27

Sensi problem në kofshë, Godin me shqetësim në gju. Situatë alarmante te Interi pas disfatës ndaj Juves

Stefano Sensi, mesfushori i Interit, është detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë të sfidës kundër Juventusit: Konte e zëvendësoi përpara kohe me Matias Vesinon.

Sensi

Nga analizat e para mjekësore ka rezultuar një dëmtim në kofshën e djathtë. Edhe Diego Godin u zëvendësua përpara përfundimit të ndeshjes me Alesandro Bastonin.

Godin Inter

Qendërmbrojtësi uruguaian, sipas raportimit të mediave italiane, ka ndier shqetësime në gju.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"