Sëmuren lojtarët e Kastriotit, FSHF merr vendimin për shtyrjen e takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 17:18

Sëmuren lojtarët e Kastriotit, FSHF merr vendimin për shtyrjen e takimit

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar spostimin me një ditë të ndeshjes Korabi-Kastrioti, për shakë të gjendjes jo te mirë shëndetësore të futbollistëve krutanë, ndeshja do të zhvillohet ditën e henë. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Korabit, i cili në faqen zyrtare të “Facebook”-ut shkruan:

ahmataj korabi

Federata Shqiptare E Futbollit ka vendosur të shtyjë takimin Korabi – Kastrioti i planifikuar të luhej nesër.

Klubi i Futbollit “Korabi” udhëtoi në mëngjes drejt Peshkopisë ku pasi u akomodua u njoh me vendimin nga FSHF. Arsyeja që takimi u vendos të luhet ditën e hënë është gjendja shëndetësore e lojtarëve të Kastriotit, drejtuesit e të cilës kanë dërguar sot një relacion në Federatë ku kanë kërkuar shtyrjen e takimit.

Në mënyrë të papritur dhe të pa parashikuar Klubi ynë është i detyruar ti akomodojë lojtarët deri ditën e hënë dhe të trajnohet në Peshkopi!

Korabi55

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"