“Sëmundja” e vjetër, Luftëtari humb shumë raste dhe barazon ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2017 | 13:11

“Sëmundja” e vjetër, Luftëtari humb shumë raste dhe barazon ndaj Bylisit

Luftëtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren ndaj Bylisit. Në takimin e luajtur në stadiumin “Gjirokastra” përball një numri të konsiderueshëm tifozësh është luajtur një takim më shumë se i luftuar, edhe pse ishte thjesht një miqësor.

Luftetari

Trajneri i Luftëtarit Daniel Fernandez rreshtoi në fushën e lojës formacionin më të mirë të tij, me qëllim kolaudimin e skuadrës një javë para startit të kampionatit. Luftëtari i besoi 11-shit me në krye portierin Miraka, për të vazhduar me Rrapa, Zeqaj, Beqiri, Rrapo, Aleksi, Brahimaj, Lamçe, Rroca, Bregu dhe Nunjez. Sinjalin e golit e ka dhënë Bregu, i cili, në minutën e 9-të gjuan, por tregohet i pasaktë.

Në minutën e 12-të është Rroca që vë në pozitë të vështirë portierin serb Xhorxheviç. Në të 19 minutë është sërish Bregu që ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi, por pa mundur të gjejë golin e avantazhit.

Luftetari

Në minutën e 39-të janë miqtë që shënojnë në portën e Mirakës, por goli është i pavlefshëm, pasi Veseli avancon më shumë se mbrojtja e Luftëtarit.

Pjesa e dytë nis me tjetër marsh për Luftëtarin, por Nunjez përball portierit Dramolli tregohet i pasaktë. Në minutën e 61-të ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit nga Aleksi, Bregu kalon mbrojtjen kundërshtare dhe me kokë kalon Luftëtarin në avantazh. Me kalimin e minutave janë miqtë që nuk pajtohen me disavantazhin dhe në minutën e 72-të barazojnë rezultatin me anë të Kleo Fejzaj.

Luftetari Bylis

Në minutën e 78-të dhe 82 është përsëri Luftëtari që mund dhe duhet të kalonte në epërsinë e golit të dytë. Sulmuesi Fabricio Nunjez nuk tregohet i saktë përballë portierit Dramolli.

Është ky i fundit që nuk ka lejuar tundjen e rrjetës për të tijtë, duke i dhënë skuadrës së tij barazimin, edhe pse ishte një ndeshje miqësore. Luftëtari në katër përballjet miqë- sore ka barazuar dy, humbur 1 dhe fituar 1 të tillë.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"