Semina: Ja pse pranova ofertën e Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2015 | 10:41

Semina: Ja pse pranova ofertën e Besëlidhjes

SeminaShkodrani Klodian Semina është i kënaqur me skuadrën e re, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së presidencës së Besëlidhjes. Në një bisedë për “Panorama Sport”, Klodian Semina tha: “Besëlidhja është një skuadër që ia vlen të mbash veshur fanellën e saj. Iu përgjigja pozitivisht ftesës së Besëlidhjes dhe tashmë jam pjesë zyrtare e saj, pasi kam firmosur kontratën. Edhe pse janë ditët e para të grumbullimit, te Besëlidhja po e ndiej veten shumë mirë, sikur të isha në Shkodër te Vllaznia. Kushtet, organizimi, përkujdesja dhe cilësia e stërvitjes nuk ka ndryshim me atë të skuadrave të Superiores. Besëlidhja ka të drejtë që pretendon elitën, pasi në përbërje ka një grup tepër cilësor, një pjesë të të cilëve i njoh shumë mirë. Jam i bindur se kjo Besëlidhje nuk do ta diskutojë realizimin e objektivit: ngjitjen në Superiore”, përfundoi Semina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"