Selmani tregon prapaskenat e merkatos: Më kërkuan dy ekipe, por nuk ika. Në Korçë edhe për 1 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 22:32

Selmani tregon prapaskenat e merkatos: Më kërkuan dy ekipe, por nuk ika. Në Korçë edhe për 1 pikë

Çdo sezon Laçi vjen me një fytyrë të re, disa lojtarë kryesorë largohen, megjithatë fizionomia e skuadrës nuk ndryshon, një ekip që lufton nga sekonda e parë deri në të fundit. Gentian Selmani e ka merituar rolin e liderit për atë çfarë tregon çdo javë dhe në këto 3 vite me ngjyrat bardhezi evidenton një element mbi të tjerët, forcën e grupit. Në një intervistë për Supersport, gardiani tregon edhe për prapaskenat e merkatos që pati në këtë merkato vere.

selmani

FITORJA ME LUFTËTARIN – Ishte një fitore e merituar, pasi na u vështirësuan gjërat kur pësuam në pjesën e parë. Nuk u dorëzuam kurrë, besuam dhe ia arritëm që ta kthejmë ndeshjen në 2-1.

LAÇI I RI – Janë larguar shumë lojtarë, kanë ardhur edhe të rinj, tani presim që të kompletohemi pasi kemi edhe disa lojtarë pa stërvitje, por grinta, dhe grupi i bashkuar e ka karakterizuar ekipin e Laçit.

NDESHJA ME SKËNDERBEUN – Skënderbeu është një ekip i fortë, me elementë kualitativ, por po përgatitemi që të premten të marrim maksimumin. Në Korçë do kënaqeshim edhe me një pikë, do na bënte punë edhe barazimi.

PRAPASKENAT E MERKATOS – Jam i kënaqur që do qëndroj. Pata mundësi për të lëvizur, Anorthosis në Qipro, si dhe në Lozanë në Zvicër më bënë oferta, por ishin tratativa që nuk mundëm t’i zyrtarizonim. Gjithsesi, tani do vijoj këtu dhe të jap maksimumin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"