Selmani: Sot ndikoi rikthimi im, por edhe gjithë skuadra luajti mirë. Tek penalltia isha kundra kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 18:04

Selmani: Sot ndikoi rikthimi im, por edhe gjithë skuadra luajti mirë. Tek penalltia isha kundra kohë

Lojtari më i mirë i ndeshjes Kukësi-Laçi, u shpall portieri Gentian Selmani, dhe ai u shpreh i lumtur për këtë arritje, por nuk ishte vetëm rikthimi i tij që ndikoi në arritjen e këtij kualifikimi.

Selmani

Rikthehet Selmani, Laçi tek rezultatet pozitive. Koincidencë?

Mendoj se ndeshjet që kemi gabuar, kemi bërë ndeshje të mira, por sot edhe unë u riktheva, por nuk ishte vetëm puna ime. Ia dolëm të gjithë që shënuam ndaj Kukësit.

Kishit frikë se gjyqtari mund t’iu ndëshkonte me të kuq tek penalltia?

Bëra gabim tek dalja e Gurit, sepse më kapi kundra kohë dhe i bëra faull. Arbitri do bënte super gabim nëse do më jepte të kuq, pasi unë u hodha për topin.

Kë dëshironi në finale?

Do jetë një ndeshje e fortë, kushdo ta meritojë, si Skënderbeu, si Flamurtari. Ne do luajmë fort për të fituar.

Rikuperimi vonoi për këtë ndeshje. Si është gjendja fizike? Ka ardhur koha për një aventurë jashtë Shqipërisë?

Fizioterapisti më kishte thënë se do isha i gatshëm për takimin e fundjavës, por zgjodha të sakrifikoj për ndeshjen e sotme. Mendoj të fitojmë Kupën dhe të hyjmë në Europë, për të ardhmen nuk i dihet. Shpresoj të bëj paraqitje të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"