Selmani “rikthehet” në Laç: Ditën e pushimit zgjodha të shoh shokët, shpresojmë të ngjitemi në Superligën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 13:18

Selmani “rikthehet” në Laç: Ditën e pushimit zgjodha të shoh shokët, shpresojmë të ngjitemi në Superligën turke

Gentian Selmani ka qenë një nga pikat më të forta të Laçit në vitet e fundit, deri në momentin kur portieri u transferua në Turqi, tek Menemenspor verën e këtij viti.

gentian selmani

Në një intervistë për “Supersport” para ndeshjes me Kukësin, ai zbulon se teksa e kishte pushim ditën e sotme, e shfrytëzoi të vinte të përshëndeste e të shihte shokët e tij te kurbinasit.

Sa e ke ndjekur Laçin?

Hera e parë që kam mundësi të vij të shoh Laçin, pasi kam marrë ftesë nga Shpresat, dhe e kisha pushim. Mendova të vij këtu të shoh çunat. Shpresoj të fitojë Laçi, dhe të bëhet ndeshje e bukur.

Situata në Turqi…

Në Turqi çdo gjë ka shkuar mirë deri tani, dhe po ecin mjaft mirë për mua.

Fjalët e mira nga tifozët…

Është kënaqësi e madhe të dëgjoj tifozët këtu. Kam luajtur 4 vite në Laç, dhe është kënaqësi që tifozët kanë mbetur të kënaqur nga puna ime. Ka qenë kënaqësi për mua të luaja në këtë klub. I uroj suksese edhe në vazhdim.

Do ngjiteni në Superligë në Turqi?

Për ngjitjen është pak e vështirë, por kishim 4 ndeshje pa shënuar gol. Kemi marrë 13 pikë në 5 ndeshje. Shpresoj të ngjitemi sa më lart në klasifikim. Nëse do vazhdojmë mirë, mendoj se mund të ketë mundësi edhe të luajmë në Superligën e Turqisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"