Selmani në ekipin më të mirë të javës, portierin shqiptar e do gjiganti turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 11:35

Selmani në ekipin më të mirë të javës, portierin shqiptar e do gjiganti turk

Gentian Selmani është duke kaluar një periudhë të artë edhe pas largimit nga Kategoria Superiore. Portieri shqiptar është treguar fantastik me ekipin e Menemensporit në Ligën e Dytë turke, teksa është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës.

gentian selmani

Pas ndeshjeve të javës së 12-të, shqiptari është zgjedhur nga “TRT Spor” si pjesë e skuadrës më të mirë. Një vlerësim për çfarë po tregon në vazhdimësi kapiteni i Kombëtares Shpresa. Mirëpo, në Turqi bëjnë me dije edhe se Gentian Selmani ka përfunduar në planet e Beshiktashit. Skuadra turke do të nisë bisedimet me Liverpulin për Kariusin, por vlera e kartonit të tij, prej të paktën 8 milionësh, mund të konsiderohet e lartë.

Kësisoj, në Turqi raportojnë se që në merkaton e janarit, gjiganti turk mund të trokasë në klubin e Ligës së Dytë turke për shërbimet e shqiptarit. Emri i Selmanit, referuar ekipeve që e kanë vlerësuar dhe po e ndjekin, është lakuar edhe në mediat italiane, pasi portieri kuqezi duket se ka përfunduar në listën e dëshirave për disa ekipe, ndaj në merkaton e janarit ose edhe në verë, me gjasë pritet që të ketë zhvillime pozitive të karrierës së 21-vjeçarit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"