Selmani: Asnjë gol ndaj Partizanit është një fakt që më kënaq, shiritin e kapitenit e kam nga idhulli im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 19:30

Selmani: Asnjë gol ndaj Partizanit është një fakt që më kënaq, shiritin e kapitenit e kam nga idhulli im

Një pikë e artë. I vetmi rast, ishte ajo pritje e jotja?

Ishte një ndeshje e luftuar, edhe fusha nuk na lejonte shumë të luanim. Nuk pati shumë raste, por ne patëm ardhur për 3 pikë, por edhe me këtë barazim jemi të kënaqur.

selmani

A keni potencial për Europën?

Ne do stërvitemi që në çdo ndeshje të japim maksimumin. Kemi lënë pikë me ekipet poshtë nesh, ndërsa me ato sipër kemi marrë disa pikë. Edhe trajneri na thotë të shohim çdo ndeshje me radhë.

3 ndeshja ndaj Partizanit, 0 gola keni pësuar.

Është diçka e bukur. Për ne portierat, jemi të kënaqur, kemi bërë vetëm detyrën. Më takon të stërvitem akoma më shumë, për ta mbajtur të paprekur rrjetën.

Ke punuar shumë për t’i ngushtuar rrezen sulmuesve…

Duke u stërvit edhe me 2 seanca në dytë, duke qenë i përqendruar gjithmonë, vijnë edhe këto fryte.

Keni një dorë një shirit, nga idhulli juaj Bufon, me shprehjen “Fino alla Fine”?

Po, është e vërtetë. E kam blerë në Torino, në dyqanin e Juventusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"