Seleksionime dhe merkato, Nica nis punën te Devolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2019 | 11:10

Seleksionime dhe merkato, Nica nis punën te Devolli

Të hënën Devolli ka nisur stërvitjen, ku trajneri Stavri Nica ka pasur në dispozicion 25 lojtarë. Pasi mori “bekimin” e kryebashkiakut të ri Edi Duro, trajneri durrsak ka nisur punën me ekipin, në prani të një numri të madh tifozësh.

Nica

Numri i lartë i futbollistëve tregon se ka një interesim të madh prej tyre për të luajtur me Devollin. Ishin të pranishëm thuajse të gjithë futbollistët e vitit të kaluar, ndërkohë që trajneri Nica duhet të testojë shumë të rinj gjatë kësaj periudhe.

Ai duhet t’i kompletojë të tria repartet dhe po sheh mundësinë e afrimit të ndonjë lojtari me përvojë për sulmin. Ditët në vazhdim pritet edhe plotësimi i stafit drejtues dhe lidhja e kontratave me çdo futbollist.

Thanas Çeva

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"