“Sekreti? Sakrifica dhe puna në grup”, Pioli: Titulli kampion? Janë 3-4 ekipe më të forta se ne, kemi lojtarë me personalitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 22:38

“Sekreti? Sakrifica dhe puna në grup”, Pioli: Titulli kampion? Janë 3-4 ekipe më të forta se ne, kemi lojtarë me personalitet

Trajneri i Milanit Stefano Pioli pranon se ka 3-4 skuadra më të forta në letër se kuqezinjtë për të fituar titullin kampion. Pas fitores së radhës 1-3 kundër Sëlltikut në Ligën e Europës, trajneri i “Djallit” u shpreh se puna e të gjithë lojtarëve në të njëjtin drejtim dhe sakrifica janë sekretet e ecurisë së jashtëzakonshme të ekipit në 21 ndeshje.
pioli.milan.2020.21.applaude.derby.750x450

“Ndeshja – Luajtëm mirë sot. Në pjesën e dytë ishim më pak preciz dhe rrezikuam pak. Pas një fitoreje në derbi, çdo ekip shfaq më pak motivim për ndeshjen e radhës, por ne duam të fitojmë çdo ndeshje.

Sekreti – Është e thjeshtë, secili punon në të njëjtin drejtim. Çdo lojtar ndihet pjesë e ambjentit, jemi një ekip i ri që vazhdon të rritet. Besoj se puna e përditshmem, sakrifica dhe besimi te njëri-tjetri janë sekretet e kësaj ecurie. Duam të përfitojmë nga çdo moment i mirë që kalojmë.

Frikë për të ardhmen – Rezultatet pozitive të japin siguri por dhe përgjegjësi, por ne e dimë që do të vijnë momente të vështira. Jemi një ekip i ri, por me lojtarë me personalitet. Romanjoli, Donaruma, Çalhanoglu, Ibrahimoviç kanë personalitet të mirë dhe mund të na ndihmojnë shumë për të kapërcyer barrierat. Mendojmë gjithmonë që ndeshja e radhës do të jetë më e vështirë. Duam të vazhdojmë këtë rrugë që e kemi nisur që në janar.

Titulli kampion – Mund të mendojmë shumë për punën që bëjmë, besojmë se jemi në një nivel të mirë, por cilësia e lojtarëve bën diferencën. Sa më shumë të rrisim nivelin, aq më shumë kemi mundësi të fitojmë. Duhet të kemi durim. Ka 3-4 ekipe që janë më të fortë se ne në letër, por parashikimet i thyen fusha”, deklaroi trajneri i Milanit për “Sky Sports” pas fitores ndaj Sëlltikut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"