Sekreti për triumfin, Benzema: Të gjitha ndeshjet janë si… finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 17:00

Sekreti për triumfin, Benzema: Të gjitha ndeshjet janë si… finale

Karim Benzema ka zgjedhur një mënyrë interesante për të karikuar ambientin madrilen në këtë fund sezoni. Duke e ditur që finalet janë të rëndësishme për klubin, ai thotë se tani të gjitha ndeshjet janë si finale.

benzema 2

“Ne duhet t’i luajmë të gjitha ndeshjet si finale. Kemi besim se mund të bëjmë dopietë, edhe pse nuk është aspak e lehtë. Do të bëjmë gjithçka për të shkuar deri në fund. Grupi i lojtarëve ka besim dhe mendon që do të arrijmë të triumfojmë si në Champions ashtu edhe në La Liga.

Kemi pasur vështirësi të mëdha, por ne nuk dorëzohemi dhe do të bëjmë gjithçka. Zidan ka arritur ta menaxhojë në mënyrë fantastike skuadrën”, ka thënë Benzema

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"