Sekretet e Manesë/ 150 pako me çokollata për të falënderuar Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 14:49

Sekretet e Manesë/ 150 pako me çokollata për të falënderuar Liverpulin

Në edicionin aktual të “Bayern Insider” gazetari i “Sport Bild”, Kristian Falk, ndalet të zbulojë disa nga sekretet e Sadio Manesë. Ku jeton senegalezi në Mynih, me kë ndan banesën, çfarë i pëlqen të luajë dhe çfarë muzike dëgjon?

mane

Ai ka mësuar se sulmuesi 30-vjeçar është zhvendosur në një apartament në Mynih, në një kompleks ku banojnë me qira edhe lojtarët e tjerë të rinj të skuadrës, Gravenbersh dhe Mazraui (24). Mane jeton në një apartament bashkë me shokun e tij Segbe Azankpo, ish-shoferi i tij me të cilin Bajerni firmosi pak ditë më parë dhe e dërgoi në skuadrën e dytë. Të dy kalojnë një pjesë të mirë të kohës së bashku dhe argëtohen duke gatuar duke luajtur lojën “ludo”.

Apartamenti është i mobiluar, por Mane nuk do të qëndrojë gjatë aty. Ai është në kërkim të një shtëpie ku do të kalojë tri vitet e ardhshme të jetës dhe në plan ka të ndërtojë brenda saj një dhomë krioterapie. Gjatë këtyre javëve ai ka menduar edhe për një lamtumirë sa më ëmbël nga ish-klubi i tij, Liverpuli.

Ai u ka bërë dhuratë nga një çokollatë speciale të gjithë punonjësve të “Reds”-ave, e mbështjellë me një portret të tij. Ishin plot 150 pako, të cilat ai i dërgoi drejt Liverpulit në shenjë falënderimi për 6 vitet e tij atje, nga punonjësit sanitarë deri te rojet e sigurisë. Mbi ambalazhin me portretin e tij shkruhej edhe “Merci” (faleminderit në frëngjisht).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"