Sekretet e Higuainit/ Nga meningjiti tek pseudonimi prej hundës së madhe, “Pipita” feston 30-vjetorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 17:18

Sekretet e Higuainit/ Nga meningjiti tek pseudonimi prej hundës së madhe, “Pipita” feston 30-vjetorin

10 dhjetor 1987… 30 vite më parë vinte në jetë Gonzalo Higuain, sulmuesi argjentinas, mbajtës i rekordit të golave të shënuar në një sezon të vetëm të Serisë A (36), përveçse rekordmeni i shifrës së transferimit brenda kampionatit italian, 94.7 milionë euro, duke treguar jo vetëm cilësitë që mbartin vetë lojtarët, por edhe fuqinë blerëse jo indiferentë te bardhezinjve në merkato.

higuain

Higuain ka lindur në Francë, në Brest, madje mund të kishte mundur të vishte edhe bluzën e “gjelave”. Ish-trajneri i “bluve”, Rejmond Domenek, provoi ta grumbullonte, por Gonzalo nuk pranoi duke zgjedhur bluzën e Argjentinës, të cilën tashmë po provon ta rifitojë për të jetuar Botërorin rus si protagonist. Lojtarë të fortë si “Pipita” vijnë edhe nga fëmijëri të vështira, plot sakrifica, ndonëse edhe jeta në vazhdim nuk është se të ofron gjithmonë momente të bukura. Prandaj, me rastin e përvjetorit të tij, “Gazzetta dello Sport” zbulon 5 sekrete të jetës së argjentinasit.

1) Pseudonimi “El Pipita” vjen si rrjedhojë e atij që kishte edhe babai i tij, Horge, ish-futbollist gjithashtu (mbrojtës), falë hundës paksa të madh, ndaj quhej “El Pipa”.

higuain

2) Në moshën 10-vjeçare, Higuain u shtrua me urgjencë në spital për 20 ditë me radhë, si rrjedhojë e një meningjiti, i kuruar në kohën e duhur sepse nëse s’do të ishte kapur në kohë, rrezikonte edhe jetën.

3) “Pipita” nuk jeton vetëm me futbollin. Ai ka hobi dhe tenisin, është një tifoz i çmendur i këtij sporti dhe i zviceranit Roxher Federer.

4) E ëma e tij, Nansi, është një piktore, me veprat e saj që janë të firmosura nën pseudonimin “Zacarias”. Përveç kësaj, Nansi është edhe një kuzhiniere e përkryer: Gonzalo çmendet për picën e saj kasere, një tip fokaçeje argjentinase.

5) Kur vendosi të lërë Napolin për Juventusin, për disa javë me radhë, ai u kërcënua edhe me jetë nga ish-tifozët e tij, aq sa dërgoi klubin bardhezi që t’i vinte një eskortë, ndonëse këtë lajm e mohuan si futbollisti, ashtu sikurse edhe drejtuesit e bardhezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"