Sekretari i FFK-së “thumb” Ismajlit: Ai që nuk e do Kosovën s’mund të dojë as Kombëtaren e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 11:35

Sekretari i FFK-së “thumb” Ismajlit: Ai që nuk e do Kosovën s’mund të dojë as Kombëtaren e Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit Kosovar, Eroll Salihu, nëpërmjet një prononcimi për “Expresss Intervist” në KTV, ka komentuar largimin e mbrojtësit Ardian Ismajli nga Kosova drejt Kombëtares shqiptare. Sipas Salihut, asnjë njeri që nuk e do Kosovën, nuk mund ta dojë Shqipërinë. Ai gjithashtu tregon se ka pasur shantazh nga Ismajli që ka kërkuar të jetë pjesë e ekipit të parë të Kosovës.

kosova-gjermania3-1-696x461

Salihu zbulon se Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të mos josh më të rinjtë e Kosovës, sidomos ata që luajnë për përfaqësuesen dardane. Sipas tij, kjo po i dëmton të dy ekipet.

ardian ismajli

“Ai që nuk e do Kosovën, nuk e do as Shqipërinë. Ai mund ta gënjejë veten. Në aspektin sportiv është shantazh. Nuk mund t’i garantojë trajneri askujt se do të luajë. Nuk ka luajtur me skuadrën e vet, por e kemi bërë kapiten te të rinjtë. Gjithçka varet nga karakteri. Shqipëria na ka lajmëruar në mënyrë miqësore. Kemi raporte shumë të mira me ta. Kur na lajmëruan u kemi thënë se nëse është vendim i lojtarit, nuk duam të ndërhyjmë  Ai që nuk e do Kosovën nuk mund ta dojë as kombëtaren e Shqipërisë”, përfundoi Salihu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"