Sejdini: Dinamo të kthejë fanellën që i kishte humbur. I anuluan golin kot, kam syzet që ia kalojnë VAR-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:31

Sejdini: Dinamo të kthejë fanellën që i kishte humbur. I anuluan golin kot, kam syzet që ia kalojnë VAR-it

Faruk Sejdini është padyshim një nga emrat më të lidhur ngushtë me klubin e Dinamos, pasi ka qenë për shumë vite pjesë e tij me suksese të shumta sidomos si trajner i bluve. Ndaj për të, kthimi në Superiore i këtij ekipi është diçka për t’u festuar.

sejdini

Gjithsesi, ai ka paralajmëruar drejtuesit e klubit që të mos bëjnë një gabim që po e ndesh së fundmi, duke përçuar shumë eufori te ekipe me objektiva të mëdhenj. Në “Sport News Plus”, ai shpjegoi se Dinamo fillimisht duhej të kthente emrin mes skuadrave të respektuara.

“Më vjen mirë që u rikthye për kontributin dhe rriti konkurrencën. Nuk ka gjë më të bukur se në Tiranë të bëhen shumë derbi. Rreziku më i madh apo armiku më i madh i Dinamos në këto momente derisa të rimëkëmbet plotësisht është euforia. Më duket se po e përgatitin gabim. Jo do dalë kampion, jo ka marrë 24 e 23 lojtarë… Dinamo këtë vit të rrijë në atë zonën e ekipeve që respektohen, domethënë të kthejë fanellën njëherë që kishte 10 vjet që i kishte ikur. Pse duhet fanella? Po ta shihje në ndeshjen me Laçin, i mungonte fanella se nuk kishte arsye pse ta merrte para Laçi, se këto ekipe 30% i kanë mundur me fanellë. Do njëfarë kohe. Dinamo të përgatitet psikologjikisht, e nuk vihen në trysni, që të përgatiten lojtarët që edhe vendi i katërt e i pestë është sukses, nëse marrim më sipër është shumë mirë.

Por problemi është që futbollistët ishin më shumë në trysni. Po ta shihni golin kanë qenë 10 lojtarë në zonë, me tre lojtarë të Laçit dhe 5-6 të Laçit ishin jashtë bosh. Kjo nuk ka të bëjë me aftësitë, por nga ana psikologjike që deshën të mbanin me çdo kusht fitoren që iu duk e jashtëzakonshme.

Goli që shënoi Dinamo, jo VAR, por edhe të jetë VAR e litar, ia anuloi kot. Isha aty në vijë dhe nuk kisha nevojë për VAR se kisha syzet që ia kalojnë VAR-it”, tha Sejdini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"