Seferi nuk shmang batutat me Ngo: U lodh, ndaj nuk bëri gol tjetër. Ja pse vuaja në fillim te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 20:02

Seferi nuk shmang batutat me Ngo: U lodh, ndaj nuk bëri gol tjetër. Ja pse vuaja në fillim te Tirana

Taulant Seferi është kthyer në formën e tij më të mirë dhe Tirana po i gëzohet golave e asisteve të sulmuesit. Vetë futbollisti deklaroi në “SuperSport” se kjo ishte meritë e fazës përgatitore që kishte kryer skuadra, pasi kishte vuajtur në edicionin e kaluar për shkak të gjendjes fizike jo optimale pas shumë muajve mungesë.

seferi

“Që në fillim kemi pasur start shumë mirë. Në fillimin e kampionatit kemi pasur probleme me Egnatian dhe Kastriotin ndaj besoj se këto 6 pikë janë të vlefshme për ne, ndaj jemi të kënaqur padyshim.

Ndjehem mirë, por jam lojtar që ndihmoj ekipin me asiste e me gola. Shpresoj që të vazhdoj kështu, po punojmë fort dhe besoj që në fund ky përkushtim do të japë fryte.

Pse nuk ia pasova Ngo? Ia dhashë topin por u lodh e nuk kapi dot, se po ta kapte do bënte gol. Ndoshta ia pasova me pak vonesë, por rëndësi në fund ka fitorja.

Objektivi është të jem pjesë e Kombëtares. Kisha pauze të madhe me kombëtaren dhe kur u ktheva kisha vetmë një ditë kohë para ndeshjes me Andorrën. Kur hyra nuk bëra paraqitjen time me të mirë, por shpresoj të kthehem përsëri dhe të jap maksimumin.

Kur erdha në fillim te Tirana kisha pak vështirë se dhe nuk kisha luajtur 6 muaj. Sa e mora veten dhe tani besoj që nga fillimi kishim përgatitje dhe besoj se kjo është arsyeja pse paraqitet mirë. Kemi grup të mirë dhe besoj se kjo është arsyeja që po na ecën si ekip dhe individualisht

E kam thënë edhe më parë se është herët të flasësh për titullin kampion. Vazhdojmë çdo ndeshje duke marrë pikët dhe kjo është më e rëndësishme. Nga fundi do e shohim se kush është për titull, nuk do të dëshiroja tani të flas nëse jemi ne për titull apo të tjerë, por koha do e tregojë.

Secila ndeshje është për të marrë maksimumin dhe në çdo ndeshje do të shkojmë të marrim maksimumin”, tha Seferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"