Postuar: Mars 18, 2023 | 22:07
Seferi në fushë/ Momente paniku në Ukrainë, ndeshja ndërpritet për shkak të… (VIDEO)
Momente paniku në futbollin ukrainas! Dueli mes Vorskla Poltavës dhe Metalist 1925, i vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit ështe ndërprerë për shkak të rënies së alarmit për sulme ajrore, si pasojë e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në këto kushte futbollistët janë detyruar ta braktisin ndeshjen për shumë minuta deri në një njoftim të dytë. Titullar në këtë përballje ishte dhe sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi.
Rezultati deri në momentin e ndërprerjes ishte 0-0, ndërkohë që rifilloi sërish duke përfunduar me shifrat e bardha.
PANORAMASPORT.AL
