Seferi ndihet krenar: Kumanova është Shqipëri, nuk më interesojnë fyerjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 15:39

Seferi ndihet krenar: Kumanova është Shqipëri, nuk më interesojnë fyerjet

Një nga lojtarët që po spikat te skuadra e Kombëtares Shpresa është Taulant Seferi, i cili është bërë çështje në Maqedoni për shkak të një deklaratë, ku u shpreh se Kumanova është Shqipëri. Në një deklaratë për “Lajm TV”, ai ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Kombëtares A.

Serferi

“Me Bjellorusinë kemi bërë dy ndeshje shumë të bukura dhe kjo gjeneratë e 1999 ka kualitete shumë të mira. Kam ndier emocione të mëdha duke mbajtur shiritin e kapitenit të Shpresave. Për mua ishte një nder dhe krenari. Nuk e kisha pritur, u nisëm prej hotelit në stadium dhe, kur pashë shiritin te garderoba ime, u befasova shumë.

Seferi

Kur e bëra foton me fanellën e Shqipërisë, duke thënë se ‘Kumanova është Shqipëri’, nuk e kisha qëllimin për të prekur maqedonasit. Kam parë fyerjet e maqedonasve pas këtij veprimi të bërë nga ana ime, por nuk më interesojnë ato, dua të eci përpara. Tashmë ëndrra ime është që të thirrem nga Panuçi sa më shpejt, do të vë shpirtin në fushë për Kombëtaren”, mbylli sulmuesi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"