Seferi flet për ftesën kuqezi: Zgjodha dëshirën dhe zemrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2017 | 20:44

Seferi flet për ftesën kuqezi: Zgjodha dëshirën dhe zemrën

Mesfushori ofensiv Taulant Seferi ka konfirmuar përfundimisht se ardhmja e tij do të jetë vetëm kuqezi. Futbollisti i talentuar 20-vjeçar nga Kumanova, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se tani e tutje do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, pasi ka zgjedhur “zemrën”.

Taulant Seferi

Postimi i Seferit

Të nderuar miq,

Ditëve të fundit emri im është përmendur shumë në media dhe duke dashur tu jap fund spekulimeve dhe paqartësive kam ndjerë nevojën për të dalur me një qëndrim publik në të cilin do të qartësoj gjithçka në lidhje me të ardhmen time.

Kohëve të fundit edhe unë kam qenë në një udhëkryq, pasi është dashur të marr një vendim të rëndësishëm për vazhdimin e karrierës. Deri tani kam luajtur për Maqedoninë, ndërsa kohë më parë në adresën time erdhi ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë.

Taulant Seferi skeda

Duke pasur respekt maksimal për vendin tim të lindjes, që më ka dhënë shumë edhe në karrierën si futbollist dhe me përfshirjen e rregullt prej gjithë kategoritë e reja, deri në përfaqësuesen A kanë kontribut të madh në zhvillimin tim të deritashëm, e kam patur shumë të vështirë të marr një vendim të prerë.

Në njërën anë ishte respekti dhe mirënjohja për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër zemra dhe dëshira për të përfaqësuar përfaqësuesen e kombit tim, Shqipërinë. Kemi analizuar mirë këtë situatë dhe bashkë me familjen time kemi vendosur që në të ardhmen unë të përfaqësoj Shqipërinë. Do Zoti të kem sukses, me shpresë që këtë vendim timin ta mirëkuptojnë të gjithë.

Me këtë rast dua publikisht të falënderoj të gjithë në Federatën e futbollit të Maqedonisë, të cilët gjithmonë kanë qenë me mua. Maqedonisë i uroj shumë sukses në të ardhmen, ndërsa unë do të koncentrohem që ambiciet e mija t’i realizoj përmes fanellës “kuqezi”.

Me respekt, Taulant Seferi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"