Sefa premton sërish gol: Lushnja po rikthehet, e bëjmë festë ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 22:21

Sefa premton sërish gol: Lushnja po rikthehet, e bëjmë festë ndaj Skënderbeut

Kapiteni Fatjon Sefa është i bindur se të shtunën Lushnjën e pret një tjetër pasdite e madhe në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Fitorja në Kukës dhe, për më tepër, përballja në “Roza Haxhiu” ndaj skuadrës kryesuese, pritet të sjellë shumë atmosferë në qytetin e Lushnjës.

Kapiteni Sefa beson se do të shënojë sërish në portën e ish-skuadrës së tij, Skënderbeu, ku tre sezone më parë u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Ndërkohë, edhe pse sot Lushnja luan për Kupën e Shqipërisë në Laç, humbja 1-3 në takimin e parë ka bërë që kjo sfidë të jetë sa për formalitet.

sefa1

Vetë trajneri Hysen Dedja ka pranuar se takimi i kthimit të turit të dytë të Kupës nuk ka asnjë interes për lushnjarët. Të shtunën ndaj Skënderbeut, Lushnjës për shkak kartonësh do t’i mungojnë mbrojtësi Kristi Marku dhe mesfushori Orgest Gava.

Pas një periudhe të gjatë, duket qartë një moment entuziast në ekip…?

Normale, duke pasur parasysh fitoren në Kukës. Triumfi i merituar që arritëm atje ka bërë që situata në ekip të qetë- sohet plotësisht. Kishim pë- suar pesë humbje radhazi dhe një sukses i tillë ishte më e mira që mund t’i ndodhte Lushnjës.

Megjithatë, për fat të keq, skuadra ka mbetur në vendin e fundit!

Problemi i Lushnjës është që nuk ka kohë ta festojë. Na presin ndeshje të vështira deri në fund të vitit. Luajmë në shtëpinë tonë me Skënderbeun dhe, më pas, në transfertë me Laçin.

Sefa dhe Cela

Futbolli është matematikë, pra duhen pikë. A është në gjendje Lushnja të marrë një tjetër fitore në këto ndeshje?

Shpresojmë që të marrim përsëri rezultate pozitive, që të jemi edhe në garën për mbijetesë.

Ta marrim me radhë. Në “Roza Haxhiu” vjen Skënderbeu, pasi ka mbyllur Ligën e Europës dhe për më tepër ka pësuar një humbje në kampionat.

E kam shprehur edhe para ndeshjes së fazës së parë në Korçë. Skënderbeu është “mbreti” i kampionatit shqiptar. Është ekipi shqiptar më i konsoliduar dhe për paraqitjen e tyre në Ligën e Europës duhet të jemi të gjithë krenarë.

Shpresoj që në takimin ndaj tyre të na kthehen edhe tifozët. Fitorja e madhe që bëri Lushnja në Kukës dhe ardhja e Skënderbeut mendoj se do të ndikojnë në një pjesëmarrje masive të tifozërisë lushnjare. Kam besim se çunat e Lushnjës do të japin spektakël në shkallët e stadiumit tonë.

A besoni se mund të ndalni korçarët?

Së pari, shpresoj të jetë një ndeshje e bukur me spektakël, por gjithmonë me fitoren tonë, sepse jemi ne nevojtarët për pikë.

Sefa

Keni pasur probleme shëndetësore, a jeni OK tashmë?

Ka kaluar gjithçka. Kam qenë në një gjendje të keqe shëndetësore, që ndikoi sadopak në ndeshjen me Partizanin në anën time fizike. Erdha duke u përmirësuar dhe bëra një ndeshje në Kukës, që do ta cilësoja si të çmendur. Them që të vazhdoj kështu, bashkë me gjithë ekipin.

Do t’i shënosh përsëri gol Skënderbeut?

Normale. Pse jo? Për një futbollist profesionist, kjo është kryesorja, t’i shënoj çfarëdo ekipi, kujtdo që i del përpara. Edhe unë dua t’u shënoj ekipeve me të cilat kam dalë kampion.

I ka mundësitë Lushnja të lërë dy skuadra poshtë?

Po, patjetër. Këtë e kam pasur bindje që në fillim, pavar- ësisht se e kemi nisur keq kampionatin. Unë mendoj se kemi kohë të rikuperojmë gabimet që kemi bërë më përpara.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"