Sefa mposht Bylisin, Lushnja rikthehet në Superiore pas 3 vitesh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2017 | 17:55

Sefa mposht Bylisin, Lushnja rikthehet në Superiore pas 3 vitesh (VIDEO)

Lushnja rikthehet në Kategorinë Superiore. Skuadra myzeqare ka arritur të mposhtë Bylisin në shtëpi në ndeshjen “finale” të këtij sezoni në Grupin B me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Sefa në minutën e 33-të. Punën e Lushnjës sot e bëri më të thjeshtë edhe dalja me karton të kuq e Kuçit të Bylisit në minutën e 43-të.

sefa lushnja

Ekipi i drejtuar nga Artan Bano kurorëzoi kështu një sezon fantastik teksa ka udhëhequr renditjen që nga fillimi. Pas 3 vitesh mungesë, verdhejeshilët e Lushnjës do të jenë sërish pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

LUSHNJA – BYLIS 1-0
Sefa 33′

Lushnja: Spaho, Xhafa, Bizhyti, Ruço, Mone, Baze (Çela 87′), Taullau, Branica, Korreshi, Canka (Allkanjari 65′), Sefa
Trajner: Artan Bano

Bylis: Rizvani, Nako, Kuçi, Bilali (Kolgega 62′), Gava (Prendi 84′), Çukfuka, Prifti, Dosti (Rraboshta 46′), Ntepe, Hyshmeri, Izuçuku
Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtar: Ardian Beqiri

KV: Ruço 54′ / Kuçi 14′, Hyshmeri 40′, Gava 82′, Rraboshta 83′, Çukfuka 90′

KK: Kuçi 43′

kategoria e pare grupi b playoff renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"