Sefa i uritur për gol: Respekte Likës, por i shënoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2014 | 12:07

Sefa i uritur për gol: Respekte Likës, por i shënoj

Teuta-Besa 0-1. Sefa Fatjon ne plan te parePas mungesës me Kukësin, “Ujku” (siç e thërrasin edhe tifozët) rikthehet më i etur se kurrë për gol. Flasim për Fation Sefën, golashënuesin më të mirë të kavajasve, i cili do të zbresë në fushë nesër kundër Tiranës. Sytë e të gjithë Kavajës janë të drejtuar tek ai, ndaj lushnjari nuk nguron të premtojë se do të bëjë të pamundur për të gjetur rrjetën. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, shtatlarti nuk nguron të flasë edhe për kundërshtarin, teksa e pranon që është një ekip i vështirë për t’u mundur. “Është fatkeqësi që Tirana ndodhet në këto pozita. Po ama askush nuk ia ka fajin. Kam luajtur dhjetëra herë kundër bardhebluve, me disa fanella të ndryshme, por ndeshjet kundër këtij ekipi gjithnjë më dhurojnë emocione. Nëse do luanim përballë Tiranës së fazës së parë, as që e diskutoja fitoren pa filluar 90- minutëshi. Por që pas janarit kundërshtari ka ndryshuar krejtësisht. Jo se fitoi në Ballsh, porse prurjet e dy sulmuesve dhe portierit Lika i kanë forcuar ndjeshëm kryeqytetasit. Shto këtu faktin që ish-trajneri ynë Gugash Magani na njeh mjaft mirë. Këto të dhëna e bëjnë më intriguese sfidën e së dielës. Do dëshiroja që kthimin tim në ekip ta festoja me një gol ndaj Tiranës. Do e kërkoj golin dhe besoj se mund t’ia dal, përtej respektit për Likën dhe mbrojtjen bardheblu. Ne udhëtojmë në kryeqytet pa asnjë lloj presioni, dhe kjo është armë plus. Megjithatë, duhet të ruajmë qetësinë dhe t’ia ndalim vrullin kësaj Tirane. Ata s’kanë zgjidhje tjetër dhe do dëshirojnë të na sulmojnë në sulm frontal. Por kundërsulmi ynë është vrasës. Besa udhëton për fitore, por edhe barazimi do të ishte i pranueshëm”, – përfundon Fation Sefa.
Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"