“Sefa dhe Muça janë paguar për dhjetorin”, Barushi mohon problemet: Ja e vërteta te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 18:12

“Sefa dhe Muça janë paguar për dhjetorin”, Barushi mohon problemet: Ja e vërteta te Dinamo

Me shumë qetësi kanë reaguar drejtuesit e Dinamos për largimin e tre futbollistëve Sefa, Muça dhe Alcani. Ermal Barushi, një nga pjesëtarët e stafit drejtues të klubit blu, ka hedhur poshtë pretendimet e tyre për pagesat, duke treguar me detaje si qëndron puna. 

dinamoooo

“Shoqëria Dinamo, duke pasur parasysh deklarimet e lojtarëve Muçës dhe Sefës, merr vendim të distancohet dhe të konfirmojë vendimin kundër tyre. Ata janë iniciatorët e një proteste, duke shkaktuar destabilitet në dhomat e zhveshjes. Shoqëria konfirmon se ka paguar gjithë ekipin për muajin janar. Të gjithë lojtarët e ardhur në janar kanë marrë rrogë paradhënie dhe një nga lojtarët më cilësorë ka marrë të gjitha rrogat deri në fund të sezonit. Kjo është diçka e dokumentuar. Muça dhe Sefa e kanë marrë rrogën e dhjetorit më 7 janar, për të qenë të saktë.

Pra, sqaroj opinionin, se vonesa për këta dy futbollistë ishte 10 ditë dhe kjo ka ardhur për faktin se ata nuk kanë demonstruar profesionalizëm, duke ndikuar në mënyrë negative te pjesa tjetër e grupit në momentin më delikat të rilindjes së Dinamos. Muça dhe Sefa duhet të kuptojnë që nuk janë ata njerëzit që vendosin te Dinamo.

Barushi

Dinamo është stemë dhe fanellë shumë e rëndë që ka një vlerë të jashtëzakonshme në sport. Duhet të kuptojmë që shoqëria është e para, të tjerët janë të gjithë të barabartë. Shoqëria ka për detyrë të përcjellë qetësi tek ekipi dhe vetëm t’i mbështesë maksimalisht si në anën teknike, edhe atë financiare, gjë që nuk mungon. E përsëris, askush nuk mund të tallet me fanellën e Dinamos”, shpjegon Barushi.

ÇFARË KA NDODHUR – Drejtuesit janë të qetë për faktin se skuadra është stërvitur plot entuziazëm dje. Pakënaqësia e drejtuesve blu ndaj Sefës dhe Muçës, për të cilët ata prisnin të ishin liderë dhe të udhëhiqnin grupin, nis para ndeshjes me Kastriotit dhe vazhdon pas saj.

DINAMO

Dy lojtarët para ndeshjes i kanë kërkuar trajnerit Kamarata që të paguhen, ndërsa gjatë kthimit të skuadrës nga FushëKruja, ata janë parë të qeshin gjithë kohën. Një veprim i konsideruar aspak profesional pas një humbjeje, ndaj dhe drejtuesit i kanë quajtur faktor destabilizues lojtarët në fjalë.

FATJON RUPI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"