“Së shpejti një tjetër takim me përfaqësuesit e klubeve”, Ilir Shulku: Ja çfarë do të ndodhë me Kategorinë e Dytë dhe futbollin e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 9:41

“Së shpejti një tjetër takim me përfaqësuesit e klubeve”, Ilir Shulku: Ja çfarë do të ndodhë me Kategorinë e Dytë dhe futbollin e moshave

Pas takimit të djeshëm me përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë së Parë, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u shfaq optimist për vazhdimin e garës. Ai tha se klubet e të Parës janë në gjendje ta përballojnë situatën dhe të zbatojnë protokollin. Po ashtu, Shulku beson se edhe Kategoria e Dytë dhe moshat do ta mbyllin garën në fushë.

ilir shulku

“Çdo gjë është në rregull edhe për Kategorinë e Parë nga ana jonë. Gjatë takimit nuk pati debate, vetëm disa klube kanë patur kërkesa sa i takon mbulimit të kostove shtesë që do të ketë faza e mbetur e kampionatit, por për këtë do të diskutojmë në një moment të dytë.

Së shpejti do të kemi takime edhe me klubet e Kategorisë së Dytë, me përfaqësues të akademive dhe do vazhdojmë diskutimet. Jemi të mendimit të luhet futboll në të gjitha nivelet. Shpresojmë edhe në mirëkuptimin e ekspertëve të shëndetësisë dhe të zbatojmë protokollin sanitar, që tashmë është dakordësuar dhe ta mbyllin sezonin në fushë”, tha Shulku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"