“S’e prish mesataren”, mesfushori Kruniç: Ja pse s’godas nga distanca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 17:21

“S’e prish mesataren”, mesfushori Kruniç: Ja pse s’godas nga distanca

Empoli-Milan përbën një rikthim për Rade Kruniçin. Katër sezonet në toskanë e ndihmuan të binte në sy teksa kuqezinjtë investuan 8 milionë euro për ta blerë. Në kuadër të ndeshjes së sotme, boshnjaku ka analizuar goditjet dënimit.

Krunic

“Gol nga gjuajtja e lirë kundër Veronës? Në atë ndeshje mungonin shumë lojtarë dhe shokët më dhanë këtë mundësi. E godita atë herë dhe vetëm një herë tjetër. Unë kam 50 për qind sukses nga kjo dinamikë goditjesh. Është një përqindje e mirë dhe nuk dua ta prish. Tek Milani ka shumë lojtarë që dinë të godasin dhe që ndalojnë edhe pas stërvitjes për të provuar goditjet e lira. Ata kanë talentin për ta bërë këtë, por edhe unë përpiqem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"