“Se mendoja që do e njihja dhe do dashurohesha”/ Pas pesë vitesh, Çiljeta flet për herë të parë për marrëdhënien me Alban Hoxhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2021 | 23:51

“Se mendoja që do e njihja dhe do dashurohesha”/ Pas pesë vitesh, Çiljeta flet për herë të parë për marrëdhënien me Alban Hoxhën

Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer dje disa detaje për jetën e saj, duke nisur që me humbjen e babait, me djalin e saj, Fernandon, e deri tek partneri, portieri i Partizanit, Alban Hoxha.

ciljeta xhilaga (2)

Pak kohë më parë këngëtarja humbi babain e saj për shkak të infektimit me Covid-19. E ftuar tek “Jashtë Loje”, ajo tregoi se ende nuk i besohet që i ati nuk është më, sepse çdo gjë ndodhi shumë shpejt, brenda një jave.

ciljeta xhilaga (4)

Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte puna për të diskutuar, e kisha më kollaj të flisja me babin sesa me mamin, edhe pse me të merresha vesh më.. se ishim femra. Babi dy fjalë thoshte gjithmonë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo”,- tha ndër të tjera Xhilaga.

Pas humbjes së të atit, këngëtarja tha se planifikon që nënën ta marrë pranë vetes, pasi edhe djali i saj, Fernando, ka nevojë për të.

ciljeta xhilaga (5)

Ajo foli edhe për marrëdhënien që ka Fernando me Albanin, duke qenë se portieri është bërë pjesë e familjes së tyre kur i vogli ishte vetëm 3 vjeç.

Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar, është më shumë tek muzika. Djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.

Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte tek karriget dhe ja bënte me dorë: ‘Si nuk më shikon içik ky o ma?’ më thoshte mua.

ciljeta xhilaga (2)

Ata janë si shokë bashkë. Albani e merr shpesh të dy bashkë, i nxjerr, bëjnë muhabete burrash, mbajnë sekrete ndaj meje.

Por Fernando si mban dot sekretet. Fernando ka qenë 3 vjeç kur Albani është bërë pjesë e jetës sonë. Sot është 8 vjeç dhe i thonë 5 vite, pra prezenca e Albanit ka ndikuar shumë në formimin e fëmijës”.

ciljeta xhilaga (1)

Ajo foli për herë të parë edhe për personin që i vodhi zemrën, Albanin:

Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha.

Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj.

ciljeta xhilaga (2)

Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”,- u shpreh ajo.

ciljeta xhilaga (1)

Në lidhje me muzikën, Çiljeta tha se nuk ka asnjë projekt gati për momentin, por në pranverë mendon të sjellë diçka, sepse nuk rri dot larg muzikës sido që të jetë.

ciljeta xhilaga (4)

Ajo zbuloi se ka shumë dëshirë që të bëhet prezantuese e një emisioni që “do të jetë i Çiljetës” dhe për këtë po punon që në shtator çdo gjë të jetë gati.

PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"