“S’dua të ndalem së shënuari”, Bardhi: Derbi më i veçantë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 20:48

“S’dua të ndalem së shënuari”, Bardhi: Derbi më i veçantë…

Jurgen Bardhi ka fituar një vend si titullar, ashtu si në sezonin e titullit kampion. Ai shpreson se pas golit ndaj Bylisit, të mos ndalet. 

jurgen bardhi

“E veçanta e këtij derbi është se do të luhet në stadiumin e ri, diçka që nuk e kemi përjetuar më parë. Pres të ketë më tepër tifozë dhe në një ambient magjeps, jam i bindur që atmosfera do të jetë fantastike nga tifozët. Besoj se edhe ne si lojtarë në fushë do ta ndiejmë më shumë këtë derbi se në këto vitet e fundit”, deklaroi fillimisht sulmuesi për “RTSH Sport”. Ai tregoi edhe ku ndryshon Partizani i këtij sezoni.

Bardhi vs Tirana

“Presionin e ka Tirana, sepse ne gjithmonë kemi fituar ndaj tyre. Derbi nuk luhet, por fitohet. Jam i bindur se do të dalim me sukses edhe nga kjo ndeshje. Në ndryshim nga sezoni i kaluar, Partizani ka më tepër konkurrencë. Kjo bën që të ketë disa ngacmime në stërvitje. Unë shpresoj të mos ndaloj së shënuari”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"