“S’besoj se do jetë ndeshje e rëndësishme me Partizanin”, Duro: Duhet të jemi të freskët për finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 19:49

“S’besoj se do jetë ndeshje e rëndësishme me Partizanin”, Duro: Duhet të jemi të freskët për finalen e Kupës

Laçi mori një fitore me përmbysje përballë Skënderbeut në transfertë në sfidën e javës së 34-të të Superiores. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i kurbinasve, Shpëtim Duro, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

bandicam 2022-05-14 19-44-15-579

Rotacioni? – Edhe me Kastriotin bëmë rotacion. Edhe këto dy ndeshje do bëjmë që të jemi sa më të freskët për finalen e Kupës. Ne kemi një grup shumë të mirë që prezantohen mirë.

Do e respektoni garën– S’besoj se do jetë një ndeshje e rëndësishme. Mund të jetë një ndeshje për statistikë. Përpara Partizanit kemi Teutën. T’i mbarojmë këto ndeshje dhe pastaj të përgatitemi për më të rëndësishmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"