“Saviçeviçi më kërkoi mua dhe Hysen Zmijanin te Buduçnosti”, ish-futbollisti zbulon prapaskenën e vitit 1986

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2020 | 11:20

“Saviçeviçi më kërkoi mua dhe Hysen Zmijanin te Buduçnosti”, ish-futbollisti zbulon prapaskenën e vitit 1986

Lulzim Bërsheni është konsideruar një nga talentet më të mëdha të Vllaznisë së viteve ’80 dhe vlerat e tij ranë në sytë e të gjithëve. Madje edhe te njëri prej emrave më të mëdhenj të futbollit të ish-Jugosllavisë, Dejan Saviçeviç. Dhe jo vetëm Bërsheni, por edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Zmijani.

LELEZIM bERSHENI

Vetë Bërsheni, në një prononcim të bërë dje në televizionin “Rozafa” në Shkodër, ka zbuluar një fakt shumë interesant. “Pas ndeshjes që zhvilluam në vitin 1986 me Buduçnostin, Dejan Saviçeviç na tha mua dhe Hysen Zmijanit se jeni lojtarë që mund të luani në çdo klub të Europës dhe prandaj do të doja t’ju kisha në skuadër te Buduçnosti

vLLAZNIA

. Një gjë e tillë më kënaqi dhe në fakt bashkë me Arjan Laçjen e menduam arratisjen dhe moskthimin në Shqipëri, por pata frikë dhe i thashë Arjanit:

bERSHENI

‘Mirë që po rrimë, por na kthen pastaj shteti jugosllav dhe na varin në mes të stadiumit’. Si rrjedhojë u kthyem, por ajo kërkesë e Saviçeviç ndaj meje dhe Zmijanit për të qëndruar atje ishte një vlerësim për ne dhe veçanërisht për mua, sepse isha vetëm 19 vjeç në atë kohë”, tregon Lulzim Bërsheni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"