Sauthgejt i mrekulluar: Nuk kam parë kurrë një mikpritje të tillë, Kosova do ia dalë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 11:17

Sauthgejt i mrekulluar: Nuk kam parë kurrë një mikpritje të tillë, Kosova do ia dalë…

Garet Sauthgejt, trajneri i Anglisë, thotë se nuk mund t’i fajësojë lojtarët e tij për mungesën e motivimit ndaj Kosovës, një ndeshje që ata nuk e vunë kurrë në diskutim, por e dominonin vetëm me fraksione.

Sauthgejt 3

“Ishte një ndeshje e ngushtë dhe një test i mirë për ne. Ishte një fushë e vështirë, me lojtarët që rrëshqisnin dhe jam i kënaqur që fituam. Në një mbrëmje tjetër mund të kishim pasur probleme, por sulmi ynë ishte i pamëshirshëm. E di që duhet të punojmë ende, por nuk mund t’i fajësoj lojtarët e mi në këto kualifikuese. Ata ishin të pamëshirshëm”, tha Sauthgejt.

Tifozet e Kosoves

Në fund, elozhet për Kosovën: “Na e bëri të vështirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte e vështirë për ne të luanim nën presion. Në pjesën e parë ishte ndeshje e barabartë, edhe pse shënuam një gol të bukur. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, nuk kam përjetuar diçka të tillë më herët, edhe pse kemi udhëtuar në disa vende. U urojmë të gjithëve fat në ‘play-off’. Keni shanse të mira”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"