“Sasuolo luan futboll të pastër”, Alegri: Dibala me teknikë të jashtëzakonshme, do të jetë titullar së bashku me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 15:22

“Sasuolo luan futboll të pastër”, Alegri: Dibala me teknikë të jashtëzakonshme, do të jetë titullar së bashku me…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Sasuolos, në orën 18:30, në stadiumin “Allianz”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri i cili ka analizuar këtë takim:

alegri

Gjendja e skuadrës – “Kemi rikuperuar Rabio dhe kemi të padisponueshëm Bernardeskin dhe Moize Ken. Sasuolo luan futboll shumë të pastër, ka lojtarë me teknikë të mirë. Dionisi po tregohet se është një trajner i mirë në eksperiencën e tij të parë në Serinë A. Për ne nesër është e rëndësishme sepse përndryshe pika në Milano nuk do të kishte kuptim. Nesër është një lojë që duhet fituar dhe jo për t’u luajtur, lojtarët e dinë këtë.”

Rrugëtimi – “Fitorja me Romën na lejoi të shkojmë në Milano për të luajtur në kushte më të mira në renditje. Barazimi është i rëndësishëm nëse fitojmë nesër, përndryshe ai është si të kemi humbur. Ne nuk jemi në gjendje të bëjmë gabime, por duhet të bëjmë mirë. Duhet të zbresim në fushë dhe të luajmë një lojë të ndershme, teknike dhe fizike dhe të jemi të përgjegjshëm.”

Dibala dhe Kulusevski – Dibala është një lojtar me një teknikë të jashtëzakonshme. Kulusevski mbrëmë në Milano pati një ndeshje të mirë në 60 minutat e para sepse duhej ta luante atë ndeshje. Ai gjithashtu vendosi një top të bukur në mes, ka rritje të përgjithshme nga ana e të gjithëve, si fizike ashtu edhe mendore. Dhe kjo më lejon të bëj ndryshime sepse skuadra i vuan më pak, do të thoja që ka perspektiva të mira për të ardhmen.”

Formacioni – “Do të luajë Dibala, Kieza dhe Perin. Do të luajë dhe De Ligt.”

Ndeshja ndaj Sasuolos – “Së pari nesër është e mërkurë, ne luajmë në një orar të çuditshëm. Vijmë nga një ndeshje me Interin përballë 60 mijë spektatorëve që jep adrenalinë të ndryshme. Nesër është më e vështirë të përgatitesh për ndeshjen sesa atë me Interin. Duhet të jemi kompakt, të luajmë më mirë dhe të shënojmë dy gola që nuk i kemi shënuar për një kohë të gjatë. Ndoshta nesër fitorja me dy gola është një objektiv për të na dhënë.”, përfundoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"