Sarri turfullon: Gishti im, më i rrezikshëm se shkelmat e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 11:23

Sarri turfullon: Gishti im, më i rrezikshëm se shkelmat e Interit

Sot, në 18:45, Lacio do të presë Marsejën për ndeshjen e tretë të vlefshme për grupet e Ligës së Europës, por Mauricio Sarrit nuk i hiqen nga mendja episodet e Lacio-Inter të së shtunës së kaluar.

SS Lazio v FC Internazionale - Serie A

Trajneri vijon polemikat në distancë, teksa në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi: “Në ndeshjen me Milanin vetëm se ngrita gishtin tregues e kërkova respekt më dënuan me dy ndeshje skualifikim.

Të shtunën e kaluar, pashë të shtyra, shkelma e të mos flasim për pështyma të cilat nuk po i marr në konsideratë duke qenë se nuk i pashë e askush nuk mori masa.

Që nga ai moment kam nisur të mendoj se gishti im qenka vërtetë i rrezikshëm”. Më pas, vëmendja e trajnerit shkoi te sfida e sotme ndaj Marsejës. Sarri i druhet francezëve, por sidomos sulmuesit të tyre, Milik. “Marseja ka forcë, cilësi dhe mund të na ndëshkojë në çdo moment. Duhet kujdes, sidomos në markimin e Milikut, i cili i njeh mirë dinamikat tona.

Pavarësisht situatës, besoj që kalendari është armiku ynë më i madh. Me kaq shumë ndeshje nuk ma merr mendja se mund të synojmë Ligën e Europës.

Vështirësitë e futbollit italian janë të shumta e nuk e krahasojmë dot me realitete si Anglia. Do të ishte njësoj si të vinim në peshore basketbollin italian dhe atë amerikan. Krahasimi nuk qëndron”, përfundoi tekniku lacial i cili do të aktivizojë sot nga minuta e parë edhe Thomas Strakoshën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"