Sarri para ndeshjes në Champions: Nuk ka vlerë fitorja ndaj Lionit, nëse drejtuesit kanë vendosur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:34

Sarri para ndeshjes në Champions: Nuk ka vlerë fitorja ndaj Lionit, nëse drejtuesit kanë vendosur…

Pasi fitoi Serinë A për herë të 9-të rradhazi, tashme Juventusi po përgatitet për Ligën e Kampioneve ku e pret sfida ndaj Lionit. Trajneri i bardhezinjve ka folur në konferencën për shtyp.

ronaldo-sarri

Sarri u pyet për të ardhmen e tij tek Juventusi. “Kjo pyetje i nxjerr drejtuesit tanë si amatora. Ato do e bëjnë vlerësimin e tyre në bazë të të gjithë sezonit. Nëse ata duan të ndryshojnë trajnerin, ata e kanë vendosur tashmë. Kështu që nëse ato e kanë vendosur trajnerin e ri, nuk do ketë vlerë nëse fitojmë apo jo”. Sarri më pas u ndal tek kundërshtarët francezë të Lionit. “Do të jetë një ndeshje e vështirë por duhtet të përballemi me qetësi.Lioni ka evoluar në mbrojtje dhe ka një solidaritet të madh”. Dibala dhe Ronaldo? “Do shohim se si do jetë nesër, më pas do flas nesër me Dibalën dhe me doktorët dhe do vendosim. Kristiano Ronaldo po stërvitet mirë. Po e merr ndeshjen me seriozitetin e duhur.”

Sarri foli edhe për Higuanin dhe Pjaniç. “Higuanin dhe Pjaniç po rriten që të dy. Gonzalo duket më në formë. Pjaniç ishte i lodhur fizikisht dhe psikologjikisht por duket se e ka marrë veten”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"