Sarri nuk po i jep hapësira, lojtari i Juves i “shkel” syrin Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 12:00

Sarri nuk po i jep hapësira, lojtari i Juves i “shkel” syrin Barcelonës

Adrien Rabiot ka qenë një nga emrat më të nxehtë në merkaton e verës. Mesfushori francez zgjodhi Juven për të vazhduar karrierën, por duket se në Torino nuk është shumë i lumtur.

RABIOT

Sarri nuk e aktivizon si titullar dhe stoli është bërë i zakonshëm për francezin. Trajneri i kërkon durim lojtarit, por e ëma e tij njëherësh agjente, nuk e ka këtë durim dhe ka nisur kontaktet me Barcelonën, siç raporton “Corriere di Torino”.

Përpara se të firmoste me Juven, Veronika e ëma e lojtarit ishte në bisedime me Barçën, për të transferuar Rabiot në Spanjë dhe duket se ajo dëshiron të rinisë një tjetër “telenovelë” në merkato.

Sarri ka treguar dhe thënë se çdo lojtar do të ketë minuta në këmbë, mjafton të durojë. Kështu që nuk dihet nëse francezi do të presë dhe shumë gjatë me këtë situatë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"